Deklarata e Boçit: Rama – Veliaj po grabisin tokën publike te Kopshti Botanik

Ish-deputeti i PD-së Luçjano Boçi  ka denoncuar së fundmi se kryetari i Bashkisë Andis Salla së Cërrikut me urdhër nga lart po spastron administratën nga “armiqtë politike”. Teksa ka publikuar dokumentin,  ai shprehet se Kryetari i Bashkisë Cërrik, hakmerret ndaj kundërshtarëve politikë me largime nga puna, për t’i hequr atyre dhe bukën e gojës.

Denoncimi: 

Ja si kryebashkiakët e emëruar nga Rama, spastrojnë administratën nga “armiqtë politikë”, megjithë përbetimet e dikurshme për moscënim të punonjësve!
Me një shkresë analfabetësh juridikë, në të cilën në fillim parashtrohet si arsye “ristrukturimi” dhe më poshtë nxirret “shkelja”, Kryetari i Bashkisë Cërrik, hakmerret ndaj kundërshtarëve politikë me largime nga puna, për t’i hequr atyre dhe mundësinë “e bukës”. Këtë ia kërkojnë “ato lart”. Këto janë modelet e Ramës në drejtimin e Bashkive:
Të inkriminuar, trafikantë, përdorues kokaine, të paaftë. Dhe krahas këtyre, të jenë përçues të vijës së partisë dhe hakmarrës politikë shembullorë.
Njërëz të tillë të pavotuar, por të emëruar, e konsiderojnë detyrën si pushtet të dhënë dhuratë dhe shkelin mbi çdo vlerë njerëzore.