Demet nga tërmeti,5 familje mbeten ne qiell te hapur ne Elbasan/ Bashkia nuk ka dërguar as çadra

0

Tërmeti i 26 nëntorit u nde mjaftueshëm edhe në Elbasan. Goditjen më të fortë e pësuan ndërtesat e vjetra, të cilat shfaqen probleme , duke vënë në rrezik jetën e familjarëve. Të paktën 5 familje prej të martës së shkuar në lagjen 5 maji në Elbasan jetojnë jashtë, në të ftohte dhe shi. Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra po kalojnë ditë të vështira, ku për shkak të rrezikshmërisë që shfaqin banesat e tyre e kanë të pamundur të rikthehen brenda. Ndonëse komisioni i emergjencave civile i ka konsideruar të pabanueshme këto banesa, prej pushtetit lokal nuk është marrë asnjë masë. Pa asnjë zgjidhje tjetër dhe të frikësuar lëkundje pas lëkundje këta banorë thonë se po flenë jashtë, pasi ndonëse u kanë premtuar se do tu dërgojnë cadër , as këtë të fundit nuk ua kanë dhënë. Të frikësuar për jetën këta banorë kërkojnë ndihmë.

Janë rreth 30 familjarë që po presin dimrin e acartë me zemër të frikësuar.Premtimet boshe te institucioneve rreth cadrave dhe ndihmave ka berë qe keta individe shpresen ta mbajne gjallë vetem tek i madhi zot dhe solidariteti i shqiptareve.

Media Line News