Në Old Trafford nuk ka fitues midis United dhe Arsenal

Qeveria angleze ka ndezur dritën jeshile, për rifillimin e Premier League. 12 qershori është data e përcaktuar për rinisjen e këtij sezoni të kampionatit më të pasur në botë.

Një lajm i mirë ky për futbollin në ishull edhe pse dyshimet për vazhdimësinë e këtij kampionati janë të mëdha. Shumë gjëra do të kuptohen nga mbledhja e 20 klubeve të Premier League që do të organizohet pasditen e kësaj të hëne.

Për t’i dhënë rrugë projektit “restart” duhen të paktën 14 vota nga 20 të mundshme. Sipas gazetës “Telegraph” janë të paktën 8 klube që nuk duan rifillimin e kampionatit.

Përveç kundërshtimit nga ana e drejtuesve të këtyre 8 klubeve janë edhe shumë futbollistë që janë kundër rinisjes nëse pandemia do të vazhdojë në nivelet aktuale