Basha me Konfindustrinë: Reformat tona do të jenë të qarta, konkrete dhe të realizueshm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlament.

Përmes një postimi në Twitter, Basha e bën Ramën përgjegjës për “koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit”.

“Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krīm kundër vendit dhe qytetarëve të tij”, shkruan Basha.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama.

Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt:

Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krīm kundër vendit dhe qytetarëve të tij.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.