Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar dèbat në Kuvend me opozitën, sa i takon mjetit të tij BMW, që disa media kanë shkruar se është blerë 100 mijë euro.

“Nëse makina ka kushtuar 100 mijë euro jap dorëheqjen, në të kundërt duhet të ikni ju. Çmimi i makinës është 49 mijë euro”, është shprehur Lleshaj.

“Mediat që kanë gënjyer, një fakt skándaloz të rremë që kanë thënë se kam blerë makinë 150 mijë euro, unë kam vetëm një automjet ‘Honda’ të vitit 2010 si Lleshaj. Mjeti i blerë në llogari të ministrisë së Brendshme nuk ka kushtuar 150 mijë euro por 49 mijë euro. Nëse ai nuk ka kushtuar 49 mijë euro do të jap dorëheqjen këtu” , tha Lleshaj .

Ditë më parë në media të ndryshme qarkulloi një lajm se ministri kishte blerë një BMW 150 mijë euro për dëshirat e tij personale, ndërsa ai e përgënjeshtroi lajmin me anë të një postimi.

Ajo që ka lënë pa sqaruar ministri është fakti se mjeti ka targa fallse, dhe në fakt është blerë në llogari të Pòlicisë së Shtetit dhe përdoret prej tij.