Dalin pamjet e Fjolla Morinës nga shtëpia në Kukës

Prej disa ditësh, këngëtarja Fjolla Morina po jeton në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit.

Tashmë, këngëtarja po kalon ditët në izolim dhe në media është publikuar një video, ku Fjolla shfaqet e mbyllur brenda katër mureve. Ajo është parë duke komunikuar në telefon.

Këngëtarja shfaqet shumë e qetë, ndërkohë që kujdeset për vajzën e vogël. Kjo e fundit ishte dhe arsyeja pse u caktua kjo masë sigurie për këngëtaren.

Kujtojmë që disa ditë më parë, këngëtarja postoi në Instagram një video me të bijën duke treguar në këtë mënyrë se pavarësisht gjithçkaje, jeta për të vazhdon normalisht.