Dafina Zeqiri provokon me një selfie me intimo

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është shumë e hapur, kur bëhet fjalë për artistët tanë.

Ajo nuk ngurron që shpeshherë të shprehë vlerësimin për këngëtaret shqiptare ose t’i lërë komente në rrjete sociale.

Së fundmi, Ritës i ka tërhequr vëmendje postimi i Dafinës, e cila është shfaqur duke pozuar para pasqyrës me të brendshme provokuese.

Dafina shkruan se mund ta fshijë postimin më vonë ndërsa Rita e siguron se duket shumë e nxehtë.

“Wooow sa seksi! Çfarë trupi!”, ka shkruar Rita, koment i cili mori dhe vëmendjen e fansave.