Pamjet janë publikuar pak minuta më parë, ndërsa bëhet fjalë për një ‘çmenduri’ në autostradën Tiranë-Durrës.

Krushqit kanë zbritur nga mjetet e tyre duke i ndaluar këto të fundit në mes të rrugës, ndërsa kanë bllokuar trafikun. Në pamjet e publikuara nga JOQ, ata mbajnë boritë e mjeteve takuar, teksa dhëndri ka zbritur nga mjeti po ashtu dhe ia ka marrë vallëzimit në mes të autostradës.

Nuk dihet se si është pritur ky veprim nga ana e drejtuesve të mjeteve që e frekuentojnë këtë aks të rëndësishëm, por ajo që duhet theksuar ka të bëjë edhe me respektimin e masave parandaluese të përhapjes së pandemisë.

Zhvillimi i dasmave në bazë të vendimeve të autoriteteve mund të bëhet vetëm me respektimin e rregullave strikte sa i përket distancimit dhe higjenës.

Së fundmi janë vendosur shumë gjoba ndaj administratorëve që merren me evente të tilla për mos respektimin e protokolleve, ndërsa janë denoncuar jo pak raste të zhvillimit të dasmave kryesisht por edhe ngjarjeve të tjera festive që bëhen pa asnjë protokoll sigurie.