STATUSI I FUNDJAVËS, 25.07.2020 Nga Erion Dasho

COVID-19 DHE MBRETËRIT (E PPP-VE) LAKURIQ!

Jo çdo e keqe vjen për keq! Në lëmin e gjithë telasheve që COVID shkaktoi në shëndet, jetën sociale dhe ekonomi, ai i bëri një “shërbim” indirekt sistemit shëndetësor shqiptar:

MASKËN QË U “VENDOSI” QYTETARËVE, UA HOQI OLIGARKËVE TË SHËNDETËSISË!

Cilat janë disa mësime që kemi marrë deri tani nga epidemia e COVID-it?

MËSIMI I PARË: SHËRBIMET E OLIGARKËVE DËSHTUAN!

Dy shërbime të rëndësishme të cilat kanë lidhje direkte apo indirekte me epideminë COVID u janë transferuar në formë PPP-je privatëve – shërbimi i laboratorëve dhe ai i sterilizimit. Asnjë prej tyre nuk arriti të kontribonte qoftë edhe minimalisht, pasi testimi ka qënë dhe mbetet thembra e Akilit, kurse PPP-ja e sterilizimit u pa qartë se ka vrarë sensin e përgjegjshmërisë në sistemin shëndetësor duke menduar se “tani që kemi privatin, çështja e parandalimit të infeksioneve në spitale u zgjidh”. Praktika tregoi se duke mos respektuar rregullat më minimale të mbrojtjes nga infeksioni, spitalet u kthyen nga vende ku ofrohet kujdes shëndësor në vende ku shpërndahen COVID-i.

MËSIMI I DYTË: OLIGARKËT VIJNË PËR TË MJELË!

Sapo nisi epidemia nga COVID dhe u mbyllën kufijtë e vendit, nisma e parë e një grupi biznesmenësh ishte përpjekja për të ngritur një strukturë spitalore private që do të trajtonte pacientët me COVID. Më tej, media raportoi raste COVID-i midis personave me profil të lartë biznesi të cilët i hipën çarterave për t’u trajtuar jashtë vendit. Mesazhi është i qartë: shteti ua ka besuar shëndetësinë oligarkëve duke u paguar dhjetëra milionë Euro në vit, por ata nuk i besojnë aspak sistemit shëndetësor dhe shërbimeve që kanë ngritur vetë.

MËSIMI I TRETË: PO BOTA ÇFARË MËSOI?

Përvoja e këtyre muajve në përballimin e pandemisë nga COVID-19 tregoi qartë se vendet me sisteme shëndetësore të mbështetura fort në sektorin publik (dhe me një sektor privat plotësues) ishin më të suksesshme në krahasim me vendet që bazohen tek një sektor kryesisht privat. Për këtë arsye Italia, Gjermania, Britania e Madhe, etj. u përballën me sfida të mëdha, por në fund arritën ta kontrollinin epideminë, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende duke vuajtur pasojat e COVID duke qenë vendi më i goditur prej saj.

SOT NË PJESËN MË TË MADHE TË VENDEVE, PPP-TË JANË SIMBOL I SHPËRDORIMIT TË PARAVE PUBLIKE, KORRUPSIONIT DHE DËSHTIMIT!

U DESH COVID QË MBRETËRIT E PPP-VE TË DILNIN LAKURIQ PARA PUBLIKUT SHQIPTAR!

PYETJA QË BËJNË SOT QYTETARËT ËSHTË:

CILËT JANË FAJTORË PËR KËTË SITUATË?

OLIGARKËT E PAVOTUAR APO DREJTUESIT E VOTUAR POLITIKË DHE SHTETARËT E PAGUAR NGA TAKSAT TONA QË U DHANË OLIGARKËVE KONTRATAT E MAJME TË PPP-VE?!

Le të shërbejnë pyetja e fundit si bazë për diskutimin nga miqtë e faqes…