Çmimi i naftës ka shënuar rënie rekord ndërsa në Shqipëri nuk lëviz asgjë

Nafta në bursë ka pësuar ulje me rreth 25% vetëm sot. Ndërkohë brenda javës çmimi është gati përgjysmuar.

Kjo lëvizje çmimi është pasqyruar në pikat e karburantit kudo në botë përveç Shqipërisë.
Këtu çmimi nuk lëviz. Kur lëvizja në bursë është në kahun e kundërt, pra kur çmimi rritet, ajo reflektohet menjëherë në pikat tona të karburantit.


Nuk presin as 24 orë dhe e justifikojnë me lëvizjen e bursës. Kur lëvizja është në favorin tonë si konsumatorë, asgjë nuk ndryshon. Qeveria hesht, po ashtu edhe opozita. Hesht Autoriteti i Konkurencës, heshtin të gjithë. Sepse kur bëhet fjalë për të boshatisur xhepat tanë, ka konsensus.
Ulni urgjent çmimin e naftës!