Ceremonia këtë radhë u kthye padyshim në mbrëmjen e 1917; filmi me regji të Sam Mendes rrëmbeu 7 çmime, përfshirë atë të filmit më të mirë.

Megjithatë, tema më e nxehtë e eventit ishte padyshim diversiteti. Moderatori Graham Norton bëri shaka duke thënë se “ ky ishte viti kur të bardhët më në fund triumfuan ..11 nominime për Jokerin, u shpreh ai, historia e një burri të bardhë që e e zbardh veten edhe më shumë, teksa I referohej filmit për të cilin Joaquin Phoenix fitoi edhe këtu statuetën e aktorit më të mirë.

Baftat janë kritikuar për mungesën e diversitetit pasi të 20 të nominuar ishin të bardhë e asnjë regjisore femër nuk ka marrë nominim atje që në 2013-tën. Çmimet britanike të kinematografisë Bafta konsiderohen thuajse si homologe të atyre Oskar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.