Agjencia Evropiane e Mjedisit rreshton Shqipërinë në vendin e dytë për vdekje të shkaktuara nga ndotja e ajrit.

23% e vdekjeve në vendin tonë shkaktohen nga probleme mjedisore, që kthehen në probleme shëndetësore.

Këto të dhëna të botuara rishtas ngrejnë sërish një temë që na shqetëson të gjithëve: mosrespektimi i mjedisit cenon rëndë shëndetin tonë. Për të folur më shumë mbi ajrin e keq në Shqipëri, i ftuar në “Dita jonë” ishte Rodi Gjoka, nga CoPlan.