jo është hera e tretë që prokurorët zgjasin afatet hetimore

Prokurori i Krimeve të Rënda, në cështjen “Tahiri” ka deklaruar sot se ka dyshime për ndërhyrje në sistemin TIMS, jo vetëm për lëvizjet e ish ministrit të Brendshëm, por edhe të personave të arretsuar në Itali, si është Moisi Habilaj.

“Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.

Sipas tij, në TIMS, ka pasur ndërhyrje lidhur me hyrje dalje jo vetëm të Tahirit, aso kohe në rolin e Ministrit të Brendshëm. Por edhe me personat e tjerë, si është rasti i Moisi Habilaj. Por për këtë do të jap shpjegime të mëvonshme dhe do të zbardhen në fund të hetimit”- tha ai.

Gazetari i “Panorama”, raporton për provat e reja të paraqitura nga prokurori Hajdaramataj dhe akuzat se Tahiri në detyrën e Ministrit të Brendshëm ka ndërhyrë për të mos u regjistruar shtetasi Moisi Habilaj në sistemin TIMS për disa lëvizje të bëra.

Në kohën që Tahiri ka qenë me skaf në Greqi dhe ai pësoi defekt, sipas prokurorit, Tahiri kërkoi ndihmën e një oficeri policie që erdhi së bashku me teknikun dhe Artan Habilajn, drejt Greqisë.

“Në kohën e kthimit, së bashku me skafin me defekt, nuk është regjistruar në portin e Sarandës që ka hyrë Artan Habilaj, me policin dhe mekanikun. Nga Saranda skafi është lënë në portin e Durresit.

Pas disa ditësh është paraqitur te Moli, Moisi Habilaj, dhe të vetmit që i kanë bërë rezistencë kanë qenë punonjësit e molit, që i kanë thënë se nuk mund ta marrë pasi nuk ka dokument. E ka marrë skafin dhe ka shkuar në Brindizi për ta rregulluar.

Rasti i dytë: Peshkarexha Fatima që ka qenë në përgjim

Në Maj të 2015 ka hyrë në ujërat shqiptare gjatë natës kjo peshkarexhe dhe gjithë radarët kanë qenë të fikur përvec radarit të Porto Palermos, e ka kapur dhe ka njoftuar postën kufitare në Dhërmi dhe Himarë që të gjejnë kontakt dhe të shohin nëse ka leje. Shefi i Postës ka qenë ish shefi  në hetim Sokol Bode.

Ai ka cuar policinë, dhe ka njoftuar qendrën e radarëve që peshkarexha nuk ka probleme. Hajdarmajat thotë se peshkarexhe aty ka marrë karburant dhe drogë dhe është nisur në Itali dhe nga përgjimet brenda në peshkarexhë, rezulton se personat edhe pse ishin të frikësuar janë garantuar nga Moisi Habilaj u ka thënë mos kini problem se e kemi policinë me ne, kujdes mos kaloni nga ujërat greke se na merr lumi.

Ndërkohë është kërkuar të verifikohet emërimi dhe ngritja në detyrë e Sokol Bodes