Erion Veliaj i jep

Disa orë pasi shembi Teatrin Kombëtar, Erion Veliaj ka dalë në ekrane si një njeri i pafajshëm, rol të cilin e bën më së miri.

Duke dashur që të jusitifkohej për vendimin e tij, që është kundërshtuar masivisht nga të gjithë, Veliaj ka dhënë argumente qesharake për vendimin e tij.

Teatri i ri nuk do të ndërtohet nga privati, por nga Bashkia Tiranë, tha Veliaj.

‘Teatri i vjetër iku, tani përgatitemi për teatrin e ri.

Por teksa përgatitemi për teatrin e ri, duhet të nxjerrim disa mësime. Një ndër mësimet që duhet të nxjerrim është se duhet të bashkëpunojmë; duhet të bashkëpunojmë ta përmirësojmë këtë ide.

Kemi disa ide shumë të mira që e kanë pasuruar projektin nga artistët, por unë besoj se mund të bëjmë akoma më mirë.

Çfarë iku, iku. Ka ardhur koha të bëhemi bashkë’, tha Erion Veliaj në mesazhin e të gjatë në rrjetet sociale.