Bylisi vazhdon të surprizojë. Ekipi ballshiot ndal kampionët në fuqi dhe kryesuesit e kampionatit.

Bylis fitoi 2:1 ndaj Partizanit dhe i afrohet kreut me vetëm 2 pikë diferencë. Ndreca kalon shpejt në avantazh vendasit që në minutën e 6 të takimit. Për të barazpeshuar rezultatin për kryeqytetasit mendoi Bardhi në minutën e 25. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1:1.

Nê pjesën e dytë Bylisi e nis vrullshëm duke që në me kërkues ndaj golit. Dhe pikërisht në minutën e 9 të pjesës së dytë Guindo i jep sërish avantazhin ballshiotëve. Pavarësisht përpjekjeve të Partizanit nuk arritën që të barazonin takimi dhe të dilnin me pikë nga transferat e ballshit. Në minutën e 88 Telushi ndëshkohet me të kuq.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Gjirokastër, ekipi udhëtues i Vllaznisë mori tre pikë me vlerë duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve. Golat e fitores nga shkodranët erdhën në minutat ekstreme me gola të shënuar në minutën e 86 dhe 92.

Renditja tabelare e Superligës