Kryeministri Edi Rama: Nga mesdita nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu përgjigj një deklarate të kreut të qeverisë, Edi Rama, se nuk ka lekë për të ndihmuar njerëzit.

Sipas Bardhit, buxheti ka mjaftueshëm për të përballuar krizën, por lekët e shqiptarëve, Rama i ka ndarë me miqtë e tij në tendera dhe koncesione korruptive.

Bardhi publikon edhe një video ku thuhet se vetëm prej keqllogaritjeve, shqiptarët do paguajnë 240 milionë euro për PPP-të e Ramës.

STATUSI I BARDHIT

Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën.

Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale. Sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit.

Buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive.

Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën.Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale. Sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit. Buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive.

Gepostet von Gazment Bardhi am Sonntag, 29. März 2020