Braçe kritikon hapur FSHF-n pas ndeshjes me Kazakistanin

Erion Braçe, zëvëndës kryeministër dhe një tifoz futbolli, ka kritikuar FSHF-në për gjendjen e fushës Air Albania në ndeshjen që Kombëtarja luajti kundër Kazakistanit. Braçe thotë se në stadiumin e ri FSHF kishte për detyrë të kujdesej vetëm për fushën, por gjendja e saj duket mizerabël.

Më tej zëvendës kryeministri, i cili njihet si një kritikues i FSHF-së, bën edhe ironi duke deklaruar se shpreson mos ta heqin trajnerin Reja pas ankesave që bëri për këtë çështje.

“Nje gje kish per te bere ne stadiumin e ri, vetem nje gje: FUUUUUSHEEEEEEN!
Nje vit plot, fusha eshte ne gjendje te mjere; Mbill e mbill, shpo e mbill prape, por fusha eshte mizerabel!
Po e perseris; Ishte e vetmja pune e FSHF ne stadium!
Tani shpresoj mos heq trajnerin Reja se tha te verteten per fushen! Mbikqyresi i kritikave ndaj FSHF, KaKa-ja i tyre ne veprim!”-
shkruan Braçe