Boshlleku qe la pas termeti /At Nikolla Marku percjelle mesazhin e tij

0

Tërmeti i mëngjezit të 26 nëntorit do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për dëmet që shkaktoi, numrin e viktimave, por edhe për zemrat e lënduara që la pas, si dhe solidaritetin e madh që treguan shqiptarët mes tyre, por edhe të huajt. Gjatë një interviste me priftin e Kishës Shën Maria në Elbasan, At Nikolla Marku, ky i fundit vec anës shpirtërore, shpreh keqardhje që tërmeti gjeti të papërgatitur vec qytetarëve edhe institucionet shtetërore. Ai përcjell mesazhin që të qëndrojmë sa më shumë pranë atyre që humbën të afërmit e tyre.

Duke vlerësuar solidaritetin e pashoq të shqiptarëve , At Nikolla marku shpreson që të mos abuzohet me ndihmat , por ka mjaft kritika për ekspozimin e atyre që dhurojnë. Me mjaft superlativa kleriku flet për ndihmën e madhe që ofroi populli i Kosovës, vecse është kundër termit që është përdorur këto ditë se Kosova lau borxhin që i kishte Shqipërisë.