Bora Zemani i kthen pergjigje epike komentit te fansit

Moderatorja e njohur Bora Zemani është gjithmonë e kuruar në daljet e saj televizive.

Ajo kujdeset për çdo detaj nga zgjedhja e veshjes dhe deri te grimi. Gjithashtu, nuk nguron t’i ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Mirëpo së fundmi, Bora ka publikuar një foto nga puntata e sotme, ku shfaqet e veshur bardhë e zi dhe me flokë të drejta, të lëshuara.

Një ndër ndjekëset është kapur te këpucët e moderatores, duke i shkruar se i ka veshur tre herë.

“Më shumë se aq në fakt. Nuk jam njeriu që vesh një herë këpucët edhe i hedh”, i është përgjigjur Bora.