Biznesi në vështirësi për fuqi punëtore: Shkak emigrimi

0
DW: Pse po ikin shqiptarët?

Emigrimi masiv po krijon probleme të mëdha tek biznesi, i cili nuk po gjen fuqi punëtore.

Donika Mici, nënkryetare e Unionit të Fasonistëve, shpjegon se ky është shndërruar në një shqetësim real për kompanitë e këtij sektori, që bazohen te fuqia punëtore dhe kryesisht krahu i lirë i punës.

“Kohët e fundit ka vështirësi, kështu që i gjithë sektori po spostohet drejt vendeve më të populluara. Moshën mesatare e kemi pasur 22 vjeç, tani është rritur shumë. Dikur nuk merrnim moshat mbi 40 vjeç, ndërsa sot po”, shprehet Mici.