Moti: Rikthehen shirat dhe reshjet e dëborës

Sinoptikania Adiola Bani e MeteoAlb tha për Ora News se java në vazhdim  kryesisht dita e enjte nuk do të premtojë shumë përsa i përket motit.

Do të kemi një ulje të temperaturave me të paktën 4 ose 5 °C.  Pritet të kemi një zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me rreshje shiu në formë shtrëngate.

Sa i përket vazhdimit të muajit shtator temperaturat priten të jenë shumë afër vlerave normale, kryesisht do të jetë një muaj i thatë dhe me pak rreshje.

“Kemi patur temperatura shumë të larta edhe këtë fillim vjeshte, duke qenë se edhe gjatë kësaj fundjave  por edhe këtë fillim jave, dita e hënë dhe dita  e martë kemi patur vlera termike 37 °C. Në fakt këto vlera termike do të mbeten prezente edhe ditën e mërkurë kjo ndodh si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës gjë e cila ka sjellë jo vetëm temperatura të larta  por edhe mot të thatë në vendin tonë dhe në vendet e rajonit”

“Presim të kemi një shkëputje ditën e enjte pasi do kemi zhvillim të vranësirave dhe duke filluar  që nga mesdita,  kryesisht pasditja dhe mbëmja e ditës së enjte do të kemi vranesira të dendura  në territorit gjë e cila do të sjellë edhe rrebeshje shiu herë pas here. Gjatë natës do të jenë në formën e shtrëngatave në zonat malore.  Nuk presim të kemi rreshje në sasi të konsiderueshme pasi do të jetë një situatë kalimtare gjë e cila do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave me të paktën 4 ose 5 °C. Nga 37 °C që janë sot dhe nesër do të zbresin në 32 °C në zonat më të nxehta të territorit  shqiptar.”

” E premtja dhe fundjava do na sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që vranësirat dhe rrebeshjet afatshkurta të shiut të mbeten në zonat malore  ndërsa zonat e ulëta dhe bregdetare do të kenë kthjellime dhe rritje graduale të temperaturave por që nuk pritet të tejkalojnë vlerën 33 °C gjatë fundjavës”- tha Adiola.