Surpriza në Belsh/ Ja kush doli kandidati më i votuar

Sa më shumë i afrohemi 25 prillit aq më shumë vend në përditshmërinë merr aktualiteti politik duke harruar hallet dhe problemet e përditshme. Madje fokusi aq i madh tek politika ka kaluar në plan të dytë situatën e rëndë pandemike që po kalon vendi.

E duke qenë se kemi shumë konsum politik, më ngacmoi dje një kronikë në një media lokale që qytetarët e Belshit nuk duan t’ja dinë për kandidaturat politike që do iu serviren në 25 prill. Dhe, e thënë kështu pa nuanca letrare, “në kokë tu bien qenërve”. Ndërkohë që për Elbasanlliun, Tironsin, Korçarin apo Durrsakun kjo duket si çudi. Sepse nga çfarë ishte dhe qysh është bërë, sërish kanë ankesa keta.

Ja ta pleqërojmë njëherë situatën. Pse ta pleqërojmë? Po sepse rinia dhe të rinjtë kanë krijuar familje dhe ja kanë “mbathur” jashtë për të pasur një të ardhme se realiteti që ofron Belshi nuk të lë as të mbijetosh e jo më të kesh të ardhme. Ku e lamë? Ah po, ka ndryshuar fasada e pllaka dhe pislleku i dekadave që kishte zaptuar Belshin nuk është më. A duhet t’ja dimë për nder Rilindjes? Aspak, kurrsesi dhe mos e çoni nëpër mend. 3 apo 4 legjislatura aty ka fituar gjithmonë e majta dhe ashtu i la në baltë. Dhe nxjerrja nga balta ku i kishin lënë është turp dhe jo nder. Por, edhe sot! Mos kujtoni se ato pllaka dhe fasada i kane sherbyer belshakeve. Jo ore, zero me xhufke. Se pari ato fasada e pllaka u kane sherbyer lartmadhnise se tij kryetar me miliona te futura në xhepa. Shikoni raportet dhe denoncimet. Fliten per miliona euro. I vetmi që nuk i sheh ASPAK është SPAK.

E ndërsa nga kahu i belshakëve, miliona leke kanë pa marrë nga firmat që mblidhnin duhanin dhe nuk kanë marrë akoma paratë e tyre. Mundi dhe djersa e tyre nuk hidhet poshtë me pllaka guri apo mermeri. Apo më keq akoma me korsi biçikletash, në kosto më të shtrenjta madje se sa simotrat londineze. E pra, keni parë ju belshak që të dalë xhiro me biçikletë? Afërmendsh jo sepse do turren ke ara, e vetmja që u jep një çap bukë. Do turren ke ulliri e vetmja që u siguron ndonjë të ardhur që të rregullojnë shtëpinë dhr të kenë lekë që zoti mos i çoftë në spitale, se ndryshe nuk ja dilet.

Ja pra që për belshakët asgjë nuk është berë. As ajo kulla e betontë për selfie. Kurrsesi që jo. Pa mendoni sa familje do ishin të lumtura që ato miliona të shpenzuar për atë të ishin dhënë si kompesim për paratë që akoma nuk ia kanë dhënë piramidat e duhanit. E të mendosh që janë kompani afër pushtetit, ato që sponsorizojnë pijet dhe birrat që do derdhen lumë në ditët e zeza të kësaj fushate.

E pra, elbasanlli, durrsakë, tironsë e shqiptarë ta gëzoni Belshin e ri, se për ju është bërë. Ndërsa ju belshakë belin, kazmën dhe oburra ke ara nëse doni të shtroni darkë përkundrazi veten tuaj marrshit në qafe. Nëse doni ndryshim, atë real në 25 prill e keni alternativën.