Bejtja: Atë që duhet ta bënte shteti po e bën populli

0

Shoqëria civile dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teratrit ishin të parët që bënë thirrje për ndihma.

Shumica e qytetarëve iu përgjigjen, duke grumbulluar ndihma për banorët në nevojë .

“Atë që duhet ta bënte shteti, po e bën populli. – Dil me një raport dhe identifiko zonat që kanë nevojë për ndihmë. Shoqëroji këto zona me një numër kontakti për çdo zonë dhe i çon populli ndihmat atje, sikundër ka bërë deri tani. Mjaft kërcënove, se nuk frikëson askënd”, shkruan Elona Caslli nje aktiviste aktive per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.

Ndërsa analisti Andi Bejtja shkruan në një shënim ne Facebook, se Teatri besohet më shumë se Shteti.

Statusi i gazetarit ne FB

Kur Teatri besohet më shumë se Shteti

Një gjë duket qartazi; shumica e atyre që kanë ndarë një pako ndihmash vec kanë më besim t’ia lenë në dorë atyre që protestuan qindra ditë pareshtur tek Teatri kombetar, se sa shtetit Shqiptar…Padyshim, këta janë sot nga më të mirët dhe më të besueshmit Shqiptarë …bashkë me shumë e shumë të tjerë , por sidmos dhe me ata që insistojnë mos u dalë emri për ndihmën që kanë dhënë