Bashkimi Evropian do të japë 15 mld euro ndihmë për vendet e varfra dhe më të prekurat në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

Këtë e bëri me dije Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von derLeyen ditën e sotme.

“Në javët në vijim vende si Afrika mund të përballen me një situatë të vështirë si Evropa, ndaj ato kanë nevojë për ndihmën tonë. Ndaj dhe BE do të ndajë 15 mld euro për të gjithë partnerët e saj që të luftojmë ndaj pandemisë” – shprehet ajo në një videomesazh në Twitter.

Ministrat e BE-së do të takohen përmes një video konference të mërkurën, për të diskutuar detajet e ndihmës financiare për vendet e