Një bast vërtet i çmendur është vendosur në Suedi, ku fati i ka buzëqeshur një personi që ka guxuar të vendosë një bast që asnjë nuk mund ta parashikonte.

Me vetëm 20 cent, qytetari suedez ka fituar 33.398 euro. Ai vendosi një bast të rrallë, pasi parashikoi një podium befasues në garën e Formula 1 në Monza të Italisë.

Sipas tij, në podium do të ngjiteshin Gasly, Sainz dhe Stroll, duke lënë jashtë favoritët si Hamilton, Vettel apo Bottas.

Për fatin e tij, gara solli një verdikt surprizues nga rrethanat që ndodhën, pasi favoritët nuk patën ditën e tyre më të mirë dhe ai arriti t’i fitonte mbi 33 mijë euro.