E veja e legjendës së basketbollit amerikan Kobe Bryant hedh në gjyq kompaninë e helikopterit Island Express që u rrëzua muajin e kaluar më 26 janar, ku mbeti i vdekur Bryant dhe vajza e tyre 13-vjeçare.

Vanessa Bryant tha piloti Ara Zobayan, edhe ai i vdekur në tragjedi, u tregua neglizhent duke fluturuar në ato kushte atmosferike.

Ajo u paraqit në procesin gjyqësor për të bërë padinë pak orë pasi mijëra njerëz u mblodhën në Staples Center në Los Angeles për të kujtuar Kobe dhe vajzën 13 vjeçe Gianna, por edhe për personat e tjerë që humbën jetën jetën më 26 janar, shkruan BBC

Sipas saj se piloti kryente fluturimin në kushte të pafavorshme të motit si dhe akuzon kompaninë se nuk duhet të kishte lejuar ngritjen në ajër kur kushtet dhe gjendja e helikopterit nuk ishte e duhura.

E veja e legjendës Kobe Bryant tani kërkon që të merret një vendim ndëshkues ekonomik ndaj kompanisë dhe dëmshpërblim.

Staples Center ishte shtëpia e Bryant për pjesën më të madhe të karrierës së tij 20-vjeçare me Los Angeles Lakers.

Duke folur në këtë ngjarje, zonja Bryant tha për burrin e saj: “Ai gjithçka për mua”, dhe e quajti vajzën e saj Gianna një “shpirt jashtëzakonisht të ëmbël dhe të butë”.