Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se ditën e hënë do të jenë në mbështeje të Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit në protestën e thirrur në orën 16:30.

Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, Basha tha se janë ndarë detyrat dhe ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës.

‘Ne kemi ndarë detyrat për të mbledhur sa më shumë qytetarë. Ne do të jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrin’, tha gjatë fjalës së tij Basha.

‘Gjej rastin e angazhimit që opozita ka marrë për të rindërtuar godinën e Teatrit Kombëtar. Është një zotim që unë dhe ne si koalicion do ta bëjmë realitet.

Do të çojmë para drejtësisë ata që çuan në këtë vendim. Nesër do të jemi në një mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për shporrjen e tiranisë’ – tha Basha.