Basha publikon mesazhin e biznesmenit nga Tirana

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur mbrëmjen e së premten në “Zonë e Lirë”, se sjellja e kryeministrit Rama mbrëmë ishte siklet “për të mbivendosur shfaqjen mbi substancën”.

Sipas Bashës, gjendja jo fort e qetë e Ramës dje ishte një “impostim” i kreut të qeverisë për të larguar vëmendjen nga problemi i vërtetë.

Basha: “Unë mendoj se e keni gabim dhe se sikleti i djeshëm nuk vinte për shkak të mundësisë për të, po t’u impostuar si Zgarbi apo për të, për të mbivendosur shfaqjen mbi substancën. Sigurisht që ai u përpoq ta bënte këtë, pra të hiqte thelbin. Njerëzit të mos merreshin me thelbin, njerëzit të mos merreshin me thelbin, me atë që ka ngjarë.”

Edhe pse Rama, sipas kryedemokratit, arriti t’u bënte bisht pyetjeve, shqiptarët e kuptojnë një njeri në siklet, shtoi ai.

“Për sa kohë që këto pyetje që u bënë nuk morën përgjigje apo nuk patën mundësinë, grupi i gazetarëve t’i bënte këto pyetje mund të themi që e arriti pjesërisht qëllimin, por mendoj se shqiptarët shohin, dëgjojnë, kuptojnë dhe kuptuan një njeri në siklet.”

Sipas Bashës, ndërkohë që jemi në një kohë krize për shkak të pandemisë, kryeministri ” çohet, tërbohet…”

“Ndërkohë që në kohë pandemie dhe ndërkohë që kemi mbi 100 mijë familje që kanë humbur të ardhurat e veta, kryefamiljari ka humbur vendin e punës, t’i mendon se shqiptarët nuk arrijnë të shohin një njeri që është kryeministri i vendit, që është përgjegjës për këtë situatë, që çohet, tërrbohet, çohet nga kolltuku si.. kemi një shprehje ne po s’dua ta them…Unë mendoj se dje kemi parë, në 30 vite nuk kemi parë kryeministër në siklet të tillë, në 30 vite në një studio nuk është çuar asnjë politikan, jo më një kryeministër të hidhet nga kolltuku në mënyrë të tillë, vetëm një siklet i jashtëzakonshëm mund ta bëjë të hidhet ashtu.”