Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës në lidhje me programin e opozitës për shëndetësinë.

Basha në deklaratën e tij për mediat është shprehur se të gjithë e dinë se shëndetësia falas ishte një premtim i mbetur në hije.

Sot shëndetësia shqiptare ndodhet në kolaps, Tirja është produkti i vetëm në tetë vite, sepse vetë Rama është kryetirja.

“Të gjithë e panë sesi Shqipëria ka sot një sistem shëndetësor në kolaps, me numrin më të ulët të testimeve.

Tirja është produkti i Edi Ramës në tetë vite, pasi Rama është kryetirja.

Në fund të tetë viteve Edi Rama del në ekran, dhe thotë çfarë do të bëjë, ndërkohë që kishte 8 vite kohë në dispozicion. Kërkon që ti kundërvihet planit tonë të shëndetësisë, përmes dështimeve të tij.

Bëri vetëm një gjë, u mori paratë shqiptarëve, dhe ua dha miqve të tij.

Kemi fshehje të të dhënave, është fakt se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve dhe infektimeve, Rama fsheh viktimat, të cilat nuk janë thjesht numra por janë nënat dhe baballarët tanë.

Rruga për të dalë nga kjo gropë kalon përmes propozimeve tona”, ka thënë Basha.