Basha në spitalin e Durrëst pas dëmtimeve nga tërmeti: Puna vijon normalisht, inxhinierët thonë se struktura është e sigurtë

0

Po ashtu Basha foli dhe për pjesën e informimit të qytetarëve, dhe u shpreh se informimi duhet të jetë pa censurë, pasi sipas tij kjo është mënyra më e mirë për të luftuar keqinformimin, panikun, shokun, tronditjen dhe stresin.
Featured image of article: Basha në spitalin e Durrëst pas dëmtimeve nga tërmeti: Puna vijon normalisht, inxhinierët thonë se struktura është e sigurtëLulzim Basha, Kreu i PD28
Kreu i Partisë Demokratike ka qenë sot në Spitalin e Durrësit, ku ka vizituar të plagosurit që po marrin mjekim aty. Në përfundim të kësaj vizite Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku shprehu mirënjohje dhe mbështetje për personelin mjekësor të Durrësit dhe ekipet e tjera vendase e të huaja, që po përballojnë një volum të jashtëzakonshëm pune.

Po ashtu Basha foli dhe për pjesën e informimit të qytetarëve, dhe u shpreh se informimi duhet të jetë pa censurë, pasi sipas tij kjo është mënyra më e mirë për të luftuar keqinformimin, panikun, shokun, tronditjen dhe stresin.

DEKLARATA E PLOTË

Arsyeja e rikthimit tim në këtë spital është për të parë gjendjen tek Reparti i Urgjencës, kryesisht, pas tërmetit. Pas goditjes së orës 12.00, gjendja paraqitet stabël. Është bërë një kontroll nga ekspertët, nga inxhinierët strukturorë, të cilët e kanë certifikuar se mund të vazhdojë punën. Dua të shpreh mirënjohjen time dhe mbështetjen totale për personelin shëndetësor të Spitalit të Durrësit, nga drejtuesja e spitalit, tek mjekët, tek infermierët, personeli sanitar, personeli ndihmës, të cilët janë heronj të vërtetë, sepse kanë përballë një volum të jashtëzaknshëm në kushte shumë të vështira. Mirënjohje kam edhe për personelin, që është i pranishëm, për të përforcuar punën e tyre dhe për ekipet e ardhura nga jashtë, të cilët siç i patë edhe vetë, po ndihmojnë sa munden me praninë e tyre. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e të lënduarve, me të lënduarit dhe me të gjithë ata që po japin ndihmën e tyre të pakursyer në këtë orë të vështira për Durrësin dhe qytetarët e Durrësit.

Me këtë solidaritet të paparë, me këtë qëndrim afër njëri-tjetrit, me këtë dhembshuri dhe me këtë sens humanizmi, që ka shoqëruar punën e çdokujt, edhe të vullnetarëve, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencës. Kemi treguar se, në raste të tilla, dimë të sillemi dhe të jemi një familje e madhe pranë njëri-tjetrit dhe ndaj jemi këtu dhe do të vazhdojmë te jemi këtu me njerëzit tanë për t’u qëndruar sa më afër, për t’u dhënë mbështetje dhe çfarëdo ndihme, sado modeste, çdokujt që është në nevojë. Dua të falenderoj nga zemra edhe mediat për raportimin, që është kyç për informimin e qytetarëve. Informimi i qytetarëve është mënyra më e mirë për të luftuar keqinformimin, panikun, shokun, tronditjen dhe stresin, ndaj, dua t’ju kërkoj të vazhdoni të raportoni me profesionalizëm, duke qëndruar brenda kufijve të profesionalizmit, për të raportuar gjithçka pa censurë dhe pa vetëcensurë.