Basha në Durrës/ Paratë e shqiptarëve janë bërë rrush e kumbulla

Kryetari i Partisë Demokratikë Lulzim Basha ndodhet sot në Rrushkull të Durrësit për të parë situatën e krijuar nga përmbytjet në këtë zonë.

Duke folur për gazetarin e ABC, kryedemokrati u shpreh se Rrushkulli ndodhet sot i përmbytur sepse qeveria ka bërë premtime që “s’i ka mbajtur kurrë.”

“Shumë hektarë tokë nuk do të ishin përmbytur.

Paratë e shqiptarëve në këto tetë vite janë bërë rrush e kumbulla… Sa herë që shqiptarët kanë nevojë për të, qeveria i braktis e i lë në mëshirë të fatit.”

“Edi Rama është një njeri i kapur…pas 25 prillit e pret drejtësia.”