Kur Taulant Balla bën

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla uroi nisjen e vitit te ri shkollor nga Elbasani, të gjithë nxënësve dhe mësuesve të cilët këtë vit janë në shkollë në kushte të tjera, diktuar nga kovid 19 të . Këtë vit aksesorëve shkollor i janë shtuar maskat, dezifektantët dhe elementet e tjera higjenike, për shumë familje të papërballueshme në kosto. I pyetur se përse qeveria nuk i ka ardhur në ndihmë këtyre familjeve, sikurse ndodh në shumë vende të tjera, Z Balla u kujdes të shpjegonte se është një proces që do të kryhet në vijimsi.

Të gjithë prindërit sot teksa kanë shoqëruar fëmijët në shkollë , kopshte dhe cerdhe kanë firmosur një deklaratë e cila ndër të tjera, siguron që fëmija nuk ëhstë i prekur nga virusi. Një deklaratë që u komentua mjaft që një ditë më parë kur dhe vetë ministra e arsimit Besa Shahini e prezantoi. Por për kreun e grupit parlamentar Taulant Balla , reagimi është një sulm politik. Balla komentoi edhe deklaratën e kryedemokratit Basha për testimin e të gjithë mësuesve, duke u shprehur se është e pamundur pasi sot testit rezulton negativ ndersa neser pozitiv.