Përmes një postimi në Twitter, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi publikon nenet e miratuara në marrëveshjen e 5 qershorit që nuk mund të preken.

Bardhi shkruan se qëndrimi zyrtar i opozitës së bashkua do të vazhdojë nesër në këshillin politik për hapjen e listave 100%.

Bardhi: Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme! Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.