Autoritet franceze japin detaje të shkakut të zjarrit në katedralen e Notre Dame

Autoritet franceze kanë dalë në  përfunimin se zjarri që përpiu katedralen e famshme të Notre Dame de Paris pasditen e djeshme ishte aksidental, duke përjashtuar çdo mundësi kriminale apo zjarrvënie të qëllimshme.

Gazeta franceze Le Monde raportoi se zyra e prokurorisë së Parisit kishte hapur një hetim  mbrëmjen e djeshme mbi shkaqet e zjarrit në katedralen e Parisit. Pavarësisht nga aktgjykimet fillestare, priten hetime të cilat i janë besuar Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjyqësore për t’u tërhequr përpara se të bëhen publike.

Zjarrfikësit kanë thënë se është nisur në papafingo të katedrales, duke u përhapur shpejtësi dhe duke mbytur grykën, e cila u rrëzua nën peshën e vet.

Kujtojmë që kjo katedralja e Notre Dame de Paris është një ndër destinacionet më të preferuara për turistët në mbarë botën, numri i vizitorëve në këtë kartedrale arrin deri në 12 milion në vit, për faktin se është një prej katedraleve më të vjetra në botë e ndërtuar para 850 vitesh.