Aurela Gaçe rikthehet me një album pas 8 vitesh

Aurela Gaçe rikthehet me një album pas 8 vitesh! Këngëtarja Aurela Gace viteve të fundit ka qenë mjaft aktive me koncerte, festival e këngë të reja.

Mirëpo, ka 8 vite që në repertorin e saj mungon një album, por jo më. Ky album ka nisur punën që në 2019, me publikimin e këngës “Më mbaj”, për tu pasuar me këngën e radhës “Veten dua gjallë” që është publikuar të premten në YouTube. Detaje të tjera mbi këngët Aurela për momentin nuk ka dhënë.