Arrestohet 29 vjeçari ne Elbasan/ Kanosi me fjalë mjekun në urgjencën e Elbasanit

Një 29 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi ka goditur mjekun në urgjencën e spitalit.

K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan. Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e konfliktit mes të riut dhe mjekut në detyrë.

Njoftimi i Policisë:

Goditi dhe kanosi mjekun në krye të detyrës, vihet në pranga nga Policia 29-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.