Arratiset Moisi Habilaj

Arratiset Moisi Habilaj. Trafikanti i njohur shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane me 15 vite burg dhe që ndodhej në arrest shtëpie është arratisur.

Efektivët nuk e kanë gjetur në shtëpinë ku qëndronte pas kontrollit që kanë bërë duke e shpallur në kërkim.

Gjykata e Apelit në Katania e dënoi me 15 vite burg Moisi Habilajn duke lenë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Që prej fundit të majit, ai ishte në arrest shtëpie pas qëndrimit në burg për gati dy vite.

Moisi Habilaj u dënua qershorin e kaluar me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërsa pak muaj më parë Apeli e la në fuqi. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, pjesë e grupit.

Grupi kryente trafikun e drogës kryesisht nga deti me anë të peshkarexhave. Kur mbërrinte në Itali droga i shitej disa klaneve mafioze në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës.

Habilaj është përfolur për lidhje farefisnore me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.