Nuk ka qytetarë që nuk e ka kuptuar se projekti i Rilindjes Urbani ishte vetëm “make-up” i qendrave urbane.

Përveç qendrave, rrugët dytësore dhe ato të lagjeve janë lënë nē mëshirë të fatit. Gropa të rezikshme. Tym sa herë moti është me diell dhe baltë  sa herë rinisin rreshjet e shiut. Kjo është panorama që na ofrojnë edhe lagjet e Fierit.

Trotuare jo e jo por edhe asfalt tek – tuk mund të gjesh në atë “Bashkinë model” të drejtuar nga Armando Subashi. Një panoramë e dhimbshme kur sheh që taksat e këtyre banorëve shkojnë për “budalliqe me brirë” të bashkiakut rilindas.