arilena

Si do të jetë performanca e Arilenës në Eurovision? Në fund të dhjetorit u shpall fituese e festivalit të muzikës shqipe “Fest 58” me këngën “Shaj”, por kjo këngë ka pësuar disa ndryshime.

Versioni për Eurovision është punuar nga producentët në LA të cilët kanë fituar edhe Grammy. Ndërkohë kur po zbulohen këngët e nga shtetet tjera, me ato aktualet Arilena është ndër të preferuarat e publikut europian, në sondazhet e tyre.

Mirëpo, kjo duket se nuk po shpërqëndron artisten. “As nuk e mendoj. Mendoj vetëm ta sjell variantin më të mirë të këngës” – deklaroi artistja për Vizionin e Pasdites teksa zbuloi një detaj rreth performancës. Arilena u shpreh se mund të tregoj se gjatë interpretimit do të jetë në ajër dhe tokë.