Arilena Ara triumfoi mbrëmjen e të dielës në “Festivalin e Këngës në RTSH” dhe vitin që vjen do na përfaqësojë në Eurovision me këngën “Shaj”. Fitorja e Arilenës pati edhe shumë polemika, reagime e komente.

Dy ditë pas fitores, Arilena ka folur për herë të parë me anë të një postimi në Instagram. Arilena ka postuar një video nga momenti ku ngren kupën e shfaqet me sytë e përlotur.

Këngëtarja shkruan se kjo këngë i ka sjellë emocione të ndryshme sepse edhe ka qarë, por edhe ka qeshur. “Me këtë këngë kam qarë dhe kam qeshur”, shkruan Arilena.