Arbana Osmani i bën dedikim të dashurit: Më drithërove

Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë e një djali. Moderatorja dhe partneri i saj, Eduart Grishaj mirëpritën fëmijën e tyre të parë një muaj më parë, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Diell. Por, ndërsa kanë kaluar vetëm pak javë nga ardhja në jetë e Diellit, Arbana ka surprizuar fansat me paraqitjen e saj.

Moderatorja ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet më në formë se kurrë më parë. Pak ditë më parë, moderatorja iu përgjigj interesit të ndjekësve duke treguar sesi ka arritur të ketë këto linja pas lindjes.

Arbana u shpreh se po ndjek një regjim ushqimor që përfshin shumë fibra dhe proteina, pak karbohidrate, duke eliminuar ëmbëlsirat. “Absolutisht asnjë aktivitet fizik përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen time.”, tha ndër të tjera moderatorja.