Arbana Osmani i bën dedikim të dashurit: Më drithërove

Arbana Osmani, një prej moderatoreve më të dashura  të publikut shqiptar është në pritjen e ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të dytë.

E  teksa ajo sëbashku me partnerin e saj Eduart Grishaj në ditën e lindjes së tyre, më 7 maj bënë me dije lajmin se do të bëhen prindër, në postimet e fundit që moderatorja ka publikuar në Instagram bie në sy edhe barku i rrumbullakosur.

Ditën e djeshme gjatë kohës që ka organizuar një festë në shtëpi me stafin e saj të punës, mes shumë postimeve në një nga fotot ajo shfaqet me një fustan të zi të shkurtër ku shihet sado pak edhe barku i rritur.

Kujtojmë se disa ditë më parë u përfol që disa miq të afërm të moderatores thanë se bebi i çiftit është djalë, por megjithatë ende nuk dihet sa e vërtetë është pa një reagim të vetë Arbanës apo Eduardit.