lajmi, lajmi i fundit, breakingnews, medialine.al

“Jemi të bllokuar nga qeveria jonë pasi jemi të pamundur për të paguar për karantinim. Kërkojmë të na jepet zgjidhje.Jemi pa ushqim, pa hëngër dhe pa pirë”.

Ky është apeli i një prej dhjetëra qytetarëve shqiptarë të bllokuar në Kakavijë.

Një tjetër prej tyre në një lidhje live për Ora News tregoi se janë prej 3 ditësh në kufi në të ftohtë dhe pa ushqim.

Siç tregon ai fillimisht ishin 20 veta dhe më pas erdhën 15 të tjerë.

Ata kërkojnë tu bashkohen familjeve të tyre ndërsa refuzojnë karantimin në hotele pasi nuk kanë mundësi të paguajnë.

“Jam bllokuar në Kavavijë prej tre ditësh dhe nuk na japin asnjë rrugëzgjidhje. Kemi qenë 20 pastaj kanë ardhur 15. Gjithë natën jashtë në të ftohtë. Nuk bën asnjë punë dogana e Kavavijës, na thotë shkoni në hotele private dhe paguani vetë. Ne refuzojmë, pse duhet të paguajmë ne, nuk jemi turistë. Nuk e kemi të mundur asnjë të paguajmë. Duam të shkojmë në shtëpitë tona”.

Sipas tij, asnjë nga shqiptarët në kufi nuk janë rezidentë në Greqi.

“Të gjithë janë me pasaporta. Greku thotë duhet të kthehesh ndryshe gjobitesh 1200-1800 euro gjobë. Të gjithë ata që kalojnë për Greqi nuk ndalohen, vetëm ne shqiptarët ndalohemi.Kalojnë kufirin me seleksionim”.

Në fund dhe një apel për qeverinë tu vijë sa më shpejt në ndihmë.

“Kanë detyrim të na testojnë dhe të bëjmë karantinën në shtëpi. I bëjmë apel qeverisë të lërë propagandën, asgjë nuk po bën për popullin. Nuk mund të rrimë jashtë. Prej tre ditësh nuk ka sjellë njeri ushqim dhe asgjë. Jashtë në të ftohtë. Fëmijë dhe gra nuk ka por ka të moshuar. Gjendja sa vështirësohet. Këtu në Kavavijë është si dimër”