Filloi lufta: Gjermani i dërgon faturën e kriour Kinës për pasojat e Covid

Angela Merkel, kancelarja gjermane, ka shtyrë  “gjendjen e karantinës” të vendosur për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19 deri pas festave të Pashkëve.

Duke folur pas një konference telefonike me kryeministrat e 16 shteteve federale të Gjermanisë, ajo tha se ishte shumë shpejt për t’u ulur masat e distancës sociale të vendosura, dhe këshilloi njerëzit që “përgjithësisht të kalojnë në udhëtime private dhe vizita te të afërmit” deri më 19 prill.

Ndërsa Merkel nuk ka pranuar të vendosë një bllokim të plotë të vendit, ekonomia më e madhe e Evropës që nga 23 mars ka qenë nën një të ashtuquajtur “ndalim kontakti” ku mbledhjet e më shumë se dy personave janë të ndaluar, me përjashtime për familjet.

Merkel tha që ajo do të kërkojë këshilla të mëtjshme shkencore për ndoshta lehtësimin e kufizimeve aktuale në 14 prill.