Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar protestë sot në orën 19:30. Protesta do të zhvillohet në hyrje te pedonales.
“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!”, shkruan Aleanca në Facebook.
Ndërkohë në Durrës qytetarët janë grumbulluar dhe nënshkruajnë peticionin ku kërkohet rindërtimi i Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.
“Teatri duhet të ndërtohet aty ku ishte dhe sic ishte. Shembja ishte kriminale totalisht”, u shpreh një qytetare.