Deputeti opozitar, Lefter Maliqi, hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshë, Sandër Lleshja, në lidhje me zhvillimet e fundit në rendin publik në Shqipëri.

Sipas Maliqit, vendi u trondit sot nga tri vrasje dhe atentate brenda 12 oreve.

“Ramziu në jahte e chartera, Lleshaj në bishen BMV, krimi i zë vendin qeverisë në zemer të Kryeqytetit. Dita nisi me ekzekutimin mafioz në Rrogozhinë, pasdreke goditi krimi makabër në Bathore, pak km nga Tirana dhe pasditja u mbyll me atentat me tritol në zemër të kryeqytetit”, shkruan Maliqi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Ramziu ne jahte e chartera, Lleshaj ne bishen BMV, krimi i ze vendin qeverise ne zemer te Kryeqytetit

Kryeministri i marre fund ka shkuar ne Greqi te fale detin, ndersa Shqiperine po e merr lumi…

Vendi u trondit sot nga 3 vrasje e atentate brenda 12 oreve. Dita nisi me ekzekutimin mafioz ne Rrogozhine, pasdreke goditi krimi makaber ne Bathore, pak km nga Tirana dhe pasditja u mbyll me atentat me tritol ne zemer te kryeqytetit.

Gjate shperthimit, u plagos edhe nje kalimtar i rastit, shtetas italian, dhe i vjen inat Ramziut kur te huajt kane frike te vijne ne Shqiperi.

Pamjet e para pak minutave nga shperthimi i makines ne ecje te ‘Vasil Shanto’, i ngjanin Kabulit, ndersa zhurma e shperthimit zgjoi te madh e te vogel nga shtepite aty prane. Ketu nuk ka me rend e siguri, vendi eshte kthyer ne Siri.

Atentati ne mes te Tiranes, seria e radhes e serialit te ekzekutimeve mes bandave qe i kane rrenjet deri ne vete strukturat e Policise se Shtetit, dhe kjo e fundit thjesht ben statistikat dhe nuk ka kellqe te sillet sic ja imponon uniforma.

Cfare po ndodh ne kete vend?! Ministri i Brendshem e ka mendjen dhe sa muaj do jete ne qeveri, apo ku ta beje xhiron e radhes me ‘bishen’ 150 mije euroshe.

Duke e ditur humbjen e madhe qe i pret, kjo qeveri e marre fund e ka leshuar vendin ne dore te krimit e korrupsionit.

Nuk ka kohe per te pertypur arrogancen e Rames e Gjiknurit ne Keshillin Politik, shqiptaret duhet ti vene shkelmin nje here e mire ketij sundimi qe i ka vjedhur edhe sigurine e jetes ne shtepine e vete.