Aktori Gentian Hazizaj shfaqet me sy të nxirë pas sherrit

Aktori Gent Hazizi është shfaqur për herë të parë në publik pas sherrit që ndodhi mes tij dhe Ledio Lakos, ngjarje kjo e përfolur nga të gjithë mediat, prej tre ditësh.

Në një video-live në Instagram, me mikun e tij, Florian Binaj, Hazizi është shfaqur duke biseduar plot humor, por ajo që ka rënë në sy është syri i tij i nxirë. Siç shihet edhe në foto, Hazizi ka shenja nga dhuna e para tre ditëve.

Prej tre ditësh, në media ka bërë bujë sherri mes dy aktorëve të njohur të humorit, Gentian Hazizi dhe Ledio Lako. Aktorët janë rrahur tek ish-Ekspozita, ndërkohë që sipas njoftimit zyrtar, Ledio ka qenë ai që i ka qëlluar Hazizit me dorezë metalike.

Aktori Gentian Hazizaj shfaqet me sy të nxirë pas sherrit