Aksident tragjik në Itali: Vdes shqiptar baba i dy fëmijëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e La Secca në Itali. Një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

 

Mediat italiane shkruajnë se viktimë në aksident ka mbetur shtetasi nga Shqipëria Endri Zaimi 25 vjeç, baba i dy fëmijëve. I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin, shkruajnë mediat italiane.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia. Ata janë duke hetuar rastin.