Një aksident i rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në autostradën federale mes Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg në Gjermani ku kanë humbur jetën 3 shqiptarë me origjinë nga Kosova. Ka qenë një makine tip Audi që është përplasur me një kamion pak para orës 9.00.

Për pasojë, kanë humbur jetën 3 persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në makinën Audi. Sipas mediave të Kosovës bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë i Ferizajt që jetonin në Schafhausen të Zvicrës.