Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur tre persona.

Aksidenti ka ndodhur tek kthesa e Viroit, ndërsa tre të plagosurit me origjinë nga Vlora janë dërguar në spitalin Omer Nishani të Gjirokastrës.

Dyshohet se ka qenë lagështira e madhe në rrugë, ajo që ka bërë drejtuesin e mjetit të humbë kontrollin, dhe të përfundojë disa metra jashtë aksit kryesor rrugor.

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur.